Rama i besoi drejtimin e Shkodrës! Enea Karakaçi mbërrin në qytetin verior, pasi i dorëzoi “stafetën”, Benet Beci e mirëpret në Asamblenë Socialiste

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku u mirëprit nga kryebashkiaku Benet Beci.

Në videon e siguruar nga burimet, Karakaçi shikohet i shoqëruar nga Benet Beci të cilët ecin në drejtim të ambienteve të Asamblesë Socialiste.

Pas takimit, Karakaçi u shpreh se atyre u është lënë si detyrë nga Asambleja që të energjizojnë strukturat dhe të fillojnë anëtarësime të reja.

“Një takim i veçantë për mua pasi unë kthehem në qytetin tim. Kemi ndezur motorat, qëllimet janë shumë të qarta. Janë lënë në detyrë nga Asambleja e Partisë Socialiste të energjizojmë strukturat dhe të fillojmë anëtarësime të reja. Përgatitemi që në zgjedhjet e vitit pasardhës të jemi sa më të përgatitur dhe të marrim një rezultat të shkëlqyer”, tha Karakaçi në një proncim për gazetarët.

Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, gjatë të cilës u bë një riformatim të drejtuesve politikë në qarqe, kryeministri Rama i besoi Karakaçit drejtimin e Shkodrës. Një pozicion të cilin më parë e mbante Benet Beci.

Rama i besoi drejtimin e Shkodrës! Enea Karakaçi mbërrin

Takimi mes Benet Becit dhe Enea Karakaçit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT