Pse “Shqipëria Bëhet” nuk i bashkohet protestave të PD-së? Anëtari i Kryesisë së Lapajt: Jemi për tubim pa flamuj partish

Anëtari i Kryesisë së “Shqipëria Bëhet”, Ervis Çela, ka zbuluar pse forca e tij politike nuk bashkohet me protestën e Partisë Demokratike.
Çela tha “Shqipëria Bëhet” është për një protestë pa kryetarë dhe pa flamuj partish, ndërsa shtoi se nuk ka lidhje me emrat e kryetarëve.
Sipas tij, nuk është e nevojshme që të ulen kryetarët për të protestuar.
“Jemi për protestë pa kryetarë, pa flamuj partish. Kjo është thirrja që bëjmë për të gjithë qytetarët, por nuk ka lidhje me emra specifikë dhe me emra kryetarësh. Ne nuk po bëjmë koalicion, nuk po bëjmë zgjedhje që të zgjedhim kryetarin e koalicionit. A kemi të njëjtat probleme? A mendojmë njësoj që zgjidhja është qeveria teknike? Nuk është e nevojshme që të ulen kryetarët për të protestuar”, tha Çela.