Pse Ilir Meta hoqi dorë nga tentativat për të fituar “lirinë”? Zbulohet LËVIZJA e gjyqtares Irena Gjoka

Është zbuluar ditën e sotme arsyeja e tërheqjes së Ilir Metës nga kërkesa e tij për zbutje të masës “asrrest me bur”.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se gjyqtarja Irena Gjoka mbylli gjykimin, duke vendosur mospranimin e kërkesës për ndryshim të masës.
Gjithashtu raportohet se avokatët, Kujtim Cakrani dhe Gyslem Zhllima, deklaruan se ishin njoftuar nga Gjykata e Lartë për shqyrtimin e kërkesës së depozituar prej tyre, në lidhje me afatet e paraburgimit. Në kushte të tilla, në pritje të vendimmarrjes së kësaj gjykate mësohet se ata u tërhoqën nga kërkesa e Metës.
Mësohet se kjo u konfirmua edhe nga Ilir Meta i cili ishte i pranishëm në sallë gjatë seancës së djeshme gjyqësore.
Pas më shumë se një viti në ambientet e “313”, ditën e djeshme u raportua se Ilir Meta raportohet ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kërkesa për zëvendësimin e masës ka qenë depozituar më herët nga ana e Metës, ndërsa ai është “dorëzuar” përpara drejtësisë duke u tërhequr.
Kujtojmë se Ilir Meta së bashku me ish-partneren e tij, Monika Kryemadhi, janë vënë nën hetim nga SPAK për skandalin e CEZ-DIA.
Konkretisht ish-çifti është marrë i pandehur për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.