Porositen në Tik Tok dhe të vijnë në derën e shtëpisë! Bandat shqiptare në Britani “bëjnë kërdinë” me shitjen e cigareve të falsifikuara dhe kontrabanduara

Bandat shqiptare po përdorin  TikTok-un ,  Facebook-un  dhe  Instagram-in për të shitur cigare me çmime të ulura për ‘dërgesë ekspres’ në shtëpitë britanike, kështu e nis artikullin Daily Mail.

Sipas prestigjozes britanike, duhani i falsifikuar dhe i kontrabanduar është një nga produktet më fitimprurëse të tregut të zi, duke i kushtuar kështu thesarit të shtertit (The Treasory) më shumë se 3 miliardë paund në vit në të ardhura të humbura nga taksat.

Shumë faqe në Tik Tok dhe Facebook në gjuhën shqipe ofronin cigare nga marka të mëdha si Marlboro për klientët në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në një hetim të kryer nga Daily Mail.

Cigaret përshkruhen si të ardhura nga Shqipëria ose Greqia  dhe shiten për 6 deri në 7 paund kutia – krahasuar me mesataren e Mbretërisë së Bashkuar prej 16 paundësh – duke sugjeruar se ato janë kontrabanduar për të shmangur taksën e duhanit dhe mund të jenë gjithashtu të falsifikuara.

Një gazetar i infiltruar i Daily Mail, kontaktoi llogarinë me emrin “paketa cigaresh shqiptare”, dhe iu ofruan 10 pako Malboro Gold, për 65 paund, rreth 6.50 paund për pako, një shifër shumë e vogël rahasuar me 17.75 paund në supermarketet britanike.

Po ashtu një faqe tjetër e quajtur Cigarete Shqiptare i ofroi gazetarit të infiltruar në fjalë pako me Marlboro Gold për 6.50 £ – duke shpjeguar se shoferi i tyre i shpërndarjes kishte udhëtuar ‘në veri’ për të sjellë porositë, por do të ishte në gjendje të arrinte në shtëpitë në pjesën tjetër të vendit javën tjetër.

Pasi u kontaktua nga Daily Mail, TikTok i mbylli të dyja faqet. Ndërkohë që Daily Mail ka pyetur edhe ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuco i cili u ka thënë se: “Nuk është për t’u habitur që, përveç trafikut të armëve dhe drogës, organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira edhe në kontrabandën e cigareve në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse ky aktivitet nuk është aq fitimprurës sa droga, ai mbetet një burim i rëndësishëm i të ardhurave kriminale.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT