Po debatonte me të dashurën, shqiptari në Belgjikë ia “nxjerr nervat” pronarit të restorantit, e plagos me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Zele, në Belgjikë, ku një shtetas shqiptar ka qëlluar me armë zjarrin pronarin e restorantit ku po darkonte me të dashurën e tij.

Sipas mediave belge, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në një restorant në qendër të qytetit.

Çifti kishte nisur të debatonte me tone të larta duke shqetësuar klientët e pranishëm.

Pronari i restorantit i është afruar në tavolinë dhe u ka kërkuar të qetësoheshin, por situata agravoi, kur ai tentoi te telefononte policinë.

“Nxori pistoletën dhe e drejtoi tek unë, hapi zjarr dhe më goditi në qafë” -ka deklaruar pronari për mediat.

“Nuk ishte ne gjendje të dehur, unë për një moment arrita ta kap armën për të parandaluar pasojat më të rënda, kjo solli përleshje mes meje dhe autorit”, shton ai.

Po debatonte me të dashurën, shqiptari në Belgjikë ia

Në vendin e ngjarjes

Shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.

Policia belge ka konfirmuar incidentin, ndërsa prokuroria është vënë në dijeni dhe ka nisur hetimet. Ekspertët kriminalistikë kanë kryer veprimet procedurale në vendngjarje, ndërsa restoranti mbetet përkohësisht i mbyllur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT