Përplasje mes protestuesve të Adriatik Lapajt dhe policisë para Kryeministrisë, një aktivist shoqërohet në Komisariatin nr.1

Vijojnë përplasjet mes Lapajt dhe mbështetësve të tij me efektivët e policisë. Shkak i konfliktit u bë rrethimi me kartonë dhe karrige që Lapaj dhe simpatizantët e tij vendosën poshtë zyrës së Kryeministrit.

Disa efektivë policie prishën “rrethimin” e vendosur për t’u mbrojtur nga i ftohti. Në momentin që Rama doli nga Kryeministria, personat e grumbulluar aty nisën brohoritjet ndaj tij.

Njëri prej aktivistëve u shoqërua në Komisariatin nr.1 të kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër po vijon protestën jashtë ambienteve të rajonit.

Kujtojmë se prej datës 8 dhjetor Adriatik Lapaj vendosi të qëndronte poshtë zyrës së Ramës, e më pas iu bashkuan mbështetës të partisë së tij si dhe aktivistë të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT