Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku 45-vjeçari nga Lezha, Kastriot Matrizi, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Shqiptar i Rethimnos, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku aksidenti rezultoi fatal për lezhjanin.

Kastriot Matrizi jetonte prej rreth 30 vitesh në ishullin e Kretës, ku ishte integruar plotësisht dhe njihej si një figurë aktive në komunitetin shqiptar. Ai kishte fituar respektin e shumë njerëzve në zonë.

45-vjeçari punonte prej vitesh në sektorin e ndërtimit, duke u dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Përveç jetës së tij profesionale, ai ishte edhe një familjar i përkushtuar, baba i dy fëmijëve.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë pasi, vetëm pak ditë më parë, ai kishte përjetuar një moment të veçantë në familje, duke festuar me krenari betimin e djalit të tij në ushtri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT