“Përbindëshat” amerikanë godasin pa mëshirë, Donald Trump në “qiellin e shtatë”: 48 udhëheqës të zhdukur gjatë sulmit, askush nuk e beson suksesin tonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish lidhur me sulmet e nisura që prej ditës së djeshme ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një sukses të jashtëzakonshëm ushtarak.

Kreu i “Shtëpisë së Bardhë”, është shprehur tejet krenar për arritjet e forcave amerikane, në bashkëpunim me ato izraelite, duke theksuar se operacionet po ecin me shpejtësi dhe me rezultate të prekshme.

Sipas tij, operacioni ka prodhuar pasoja të menjëhershme në radhët e drejtuesve kundërshtarë, ku 48 udhëheqës janë eliminuar në një sulm të vetëm. Presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se ritmi i ndërhyrjeve do të vijojë me intensitet të lartë, ndërsa situata mbetet dinamike dhe e tensionuar në rajon.

“Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë zhdukur menjëherë.Dhe po ecën me shpejtësi”, mësohet të ketë thënë Trump sipas  “Fox News”,

Ndërkohë që sipas mediave të huaja mësohet se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bombarduesit strategjikë B-2 Spirit, gjatë sulmeve të djeshme ndaj objektivave në Iran. Informacioni është publikuar nga një rrjet analistësh të specializuar në gjurmimin e lëvizjeve ajrore ushtarake dhe qeveritare.

Deri në këto momente nuk ka pasur një konfirmim të drejtpërdrejtë nga zyrtarët amerikanë lidhur me përdorimin e këtyre avionëve, të cilët njihen për aftësinë e tyre për të depërtuar në zona të mbrojtura fort dhe për të goditur objektiva të thella strategjike, përfshirë struktura të fortifikuara dhe objekte me rëndësi të lartë.

Bombarduesit B-2 ishin përdorur edhe më herët gjatë përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izrael, në operacione që synonin objekte të ndjeshme bërthamore.

Saakq, në një njoftim të bërë më herët kujojmë se Amerika pësoi dhe tre humbjet e para. Tre antarë të ushtrisë amerikane kanë humbur jetën gjatë një sulmi, ndërkohë që pesë të tjerë janë plagosur.

Po ashtu, disa ushtarakë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e tronditjeve nga shpërthimet. Autoritetet ushtarake theksojnë se operacionet e mëdha luftarake janë ende në vijim dhe se përgjigjja amerikane vazhdon në terren.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT