PD e konsideron si “truri” i riorganizimit të degëve lokale, ish-deputeti i Elbasanit caktohet drejtues politik në Vlorë

Ish-deputeti Aurel Bylykbashi është caktuar nga strukturat e Partisë Demokratike si drejtues politik i degës së Vlorës. Ai konsiderohet nga selia blu si “truri” i riorganizimit të degëve lokale, ndaj PD ka vendosur që ish-deputetin e Elbasanit ta dërgojë në Vlorë për mobilizimin e elektoratit.
“Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit.
Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.
Dega e Vlorës është një nga degët më me firon më të madhe të Partisë Demokratike, pasi struktura rinore dhe eksponentë të lartë janë bashkuar me Partinë Socialiste. Më parë, kjo degë drejtohej nga deputeti Bujar Leskaj.
“Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark”, vijon reagimi.
Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike për drejtuesin politik të Vlorës:
Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në terren, duke emëruar Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave të ardhshme elektorale.
Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark.
Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit.
Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.