“Pazaret” e kokainës i kushtuan jetën! Shqiptarët e ELIMINUAN pa e menduar dy herë, partnerja ZBULON bisedën e fundit me 20-vjeçarin Miklovan Dakaj, si u ZHDUK dhe u VRA i riu në Spanjë

20-vjeçari, Miklovan Dakaj humbi gjurmët papritmas në majin e vitit të shkuar dhe u gjet nga karabinerët pa shenja jete buzë rezervuarit Casasola në Almogía (Málaga).

Nga hetimet e shtrira në një periudhë kohore afro 1-vjeçare, dyshohet se vrasja e Dakajt është realizuar nga një grup kriminal me të cilin raportohet se ai kishte punuar prej kohësh duke shitur kokakinë.

Edhe pse hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së të riut shqiptar janë në vijm, burime policore në Spanjë dyshojnë se vrasja e Miklovan Dakaj ka ndodhur për larje hesapesh, referuar këtu pazarit të drogës.

Hetimet e bëra kanë zbuluar se dhuna dhe presioni i ushtruar nga grupi kriminal që dyshohet se i ka marrë jetën shqiptarit, së fundmi kanë qenë gjithnjë e në rritje. Ashpërsia e grupit kriminal dyshohet të jetë përkeqësuar në dy vitet e fundit, kur ata “zgjeruan” tregtinë e drogës. Në dy vitet e fundit banda në fjalë, përveç shitjes së hashashit raportohet se ka filluar të tregtojë dhe kokainë, jo vetëm brenda për brenda Spanjës por dhe në vende të tjera.

Për grupin, zgjerimi i tregtimit të drogës nuk i rrit rreziqet por çështja është se fitimet shumëfishohen. Ndaj kjo mendohet se çon në një rivalitet më të madh midis “familjeve” të ndryshme, si në aspektin e konkurrencës ashtu edhe të vjedhjes nga njëra-tjetra.

Ndonëse zhdukja dhe vrasja e Dakajt thuhet se nuk ka ndodhur për pasojë të ndonjë sulmi me armë, dyshohet se grupi kriminal e ka dhunuar atë për vdekje dhe e ka lënë pranë rezervuarit Casasola në Almogía (Málaga), ku një shtetas polak gjeti dhe një çantë që raportohet se i përket shqiptarit.

Ndërkohë në dëshminë e dhënë para hetuesve, e dashura e shqiptari ka rrëfyer momentet dhe bisedën e fundit që ajo përjetoi me të. Mësohet se Miklovani i kishte thënë asaj se duhej të shkonte në restorantin José Carlos në Puerto de la Torre për t’u takuar me “disa miq”. Ai mendoi se do t’i ofronin një punë si truproje. Një orë e gjysmë nga biseda me të, ajo është shprehur se humbi kontaktin duke mos arritur të komunikonte dot më. Ajo ishte e sigurt se “diçka i kishte ndodhur” pasi dyshja nuk kalonte kurrë shumë orë pa komunikuar me njëri-tjerin. Gjatë dy ditëve në vijim, ajo shkoi në restorant dhe konfirmoi se makina e ish-partnerit të saj, një BMW X6, ishte ende atje.

Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e restorantit ku Miklovani u pa për herën e fundit, hetuesit arritën të gjenin Peugeot 208 që kishte qenë në restorant para se të mbërrinte vikitma. Nga hetimet u zbulua se makina e cila thuhet se është përdorur gjatë krimit, ishte marrë me qira në Barcelonë më 9 maj, tre ditë para zhdukjes së të riut. Ndërsa raportohet se ishte regjistruar në emër të një gruaje 59-vjeçare, Marina C., me origjinë nga Barcelona.

Hetuesit kanë monitoruar telefonat e të dyshuarve. Ndërkohë që vijojnë mbikëqyrjet në rrugën ku Miklovani u pa për herë të fundit. Referuar pamjeve filmike, udhëtimi nga restoranti në rezervuar është i paqartë, pasi në një sekuencë të videos makina nuk është e dukshme.

“Ndërsa është e vërtetë që ata humbasin nga pamja në një pikë të caktuar dhe nuk është e mundur të verifikohet nëpërmjet kamerave nëse kanë arritur apo jo në rezervuar, fakti mbetet se tarifat IMI (Rrjeti i Integruar i Celularëve) për automjetin e drejtuar nga të dyshuarit e vendosin atë brenda kullave të telefonisë celulare që ofrojnë mbulim për zonën ku u gjet trupi i z. DAKAJ”, thuhet në një urdhër gjykate të lëshuar nga gjyqtari më 17 mars.

Në po të njëjtën datë, gjyqtari urdhëroi që Ilir J. të mbahej në paraburgim pa lirim me kusht ndërsa caktoi një lirim me kusht prej 25,000 eurosh për Indrit G. për të shmangur burgosjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT