Pas tre vitesh dhimbje, nis gjyqi i shumëpritur i tragjedisë hekurudhore në Tempi! Më në fund pritet të gjendet “përgjegjësi” për vdekjen e 57 personave

Pas tre vitesh pritje dhe dhimbje për familjarët, më në fund ka nisurt gjyqi për tragjedinë më të madhe hekurudhore në Tempi, të Greqisë, e cila qe shkak për vdekjen e 57 personave në 2023-shin.
Kujtojmë se mes viktimave ishte edhe 22-vjeçari shqiptar, Denis Ruçi, babai i të cilit gjatë vitit të kaluar qëndroi në greve urie për ditë të tëra.
Me akuza përballen 36 persona, teksa më shumë se 350 dëshmitarë pritet të dëgjohen në gjyqin i vili është hapur në qytetin qendror të Larisës, pranë vendit ku një tren mallrash dhe një pasagjerësh u përplasën më 28 shkurt.
Shumica e të vdekurve ishin student të cilët po ktheheshin nga një fundjavë karnavalesh. Kujtojmë se para se të hapej gjyqi Pavlos Aslanidis, i cili humbi të birin 26-vjeçar, Dimitris, e njëkohësisht është udhëheqës i Shoqatës së Familjeve të Viktimave, është shprehur se: “Ky gjyq po fillon me vonesë të madhe… ajo që duam është ndëshkim shembullor për ata që janë përgjegjës.”
Mes të akuzuarve janë menaxheri i stacionit i cili ishte në detyrë natën e aksidentit, zyrtarë të tjerë si edhe dy ish-punonjës italianë të kompanisë nëntokësore të trenave, Ferrovie dello Stato.
Të dy trenat para momentit të përplasjes kishin lëvizur prej më shumë se 10 minutash në të njëjtin shteg pa aktivizuar ndonjë alarm, dhe sipas ekspertëve kjo katastrofë ekspozoi gjendjen e rëndë të sistemeve të sigurisë së rrejtitn hekurudhor grek.
Gjyqi pritet të zgjasë disa vite. 33 nga të akuzuarit përballen me akuza penale dhe rrezikojnë edhe burgim të përjetshëm. Asnjë nga të akuzuarit nuk ndodhet në burg, megjithëse disa kanë shërbyer kohë në paraburgim para gjyqit.