“Ose shërohem te privati ose shkoj te të shumtit!” Analizat nuk bëhen pas datës 20, gazetari: Nga njëra anë vuajmë, nga ana tjetër ndërtojmë hotel dhe parking krahë QSUT

Pak ditë më parë ministrja Evis Sala, bëri një deklaratë përmes së cilës njoftoi se analizat në spitale nuk do të mund të bëhen më pas datës 20 të çdo muaji. Deklaratë kjo e cila ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.

Një reagim është bërë edhe nga gazetari i njohur Osman Stafa, i cili është shprehur se ka shkuar dhe e ka provuar vet, dhe përgjigjja që ka marrë nga mjeku i tij i familjes ka qenë që data më e afërt për të bërë analizat ishte pas një muaji.

“E kam provuar vetë, kam shkuar te mjeku im i familjes, i kam thënë kam pasur këtë apo atë problem. Normalisht unë vajta për të testuar sistemin dhe më dilte që analizat, edhe ato më të thjeshta, do t’i bëja pas një muaji e gjysmë. Pra, unë po të shkoj te mjeku i familjes, data më e afërt është 1 muaj. Mirëpo, situatën e kam sot, ose shërohem ose shkoj te shumtit” është shprehur ai në emisionin “Review”, në Euronews.

Më tej gazetari ka deklaruar se ngjitur me spitalin në QSUT, është duke u ndërtuar një parking dhe një hotel. “Aty ku marrim intervistat, në njërin krah po ndërtohet një parking dhe një hotel. Ne vuajm ne nuk këmi analiza, nuk kemi lloj e lloj pajisjesh, ne po bëjmë hotel dhe parking. Ai është një hotel që po bëhet nga Fondi Shqiptar i zhvillimit, është i shtetit tonë”, tha Stafa.

Osman Stafa“E kam provuar vetë, kam shkuar te mjeku im i familjes, i kam thënë kam pasur këtë apo atë problem. Normalisht unë vajta për të testuar sistemin dhe më dilte që analizat, edhe ato më të thjeshta, do t’i bëja pas një muaji e gjysmë. Pra, unë po të shkoj te mjeku i familjes, data më e afërt është 1 muaj. Mirëpo, situatën e kam sot, ose shërohem ose shkoj te shumëtit.

Si do ia bëj ai me 150 mijë lekë , kur sot 380 kushton një analizë e protestatë? E di sa analiza ka kështu në QSUT të cilat kanë një kosto të caktuar që nuk i mbulon koncesionari.  Nuk ka më skandal se sa një i sëmurë që vuan nga kanceri, që si bëjnë dot në shtet, përpara kimios sepse nuk ka fonde por duhet të shkoj te privati. Një i sëmurë me kancer bjëher bë 21 ditë, njëherë në javë, varet si e ka ai protokollin e bërjes së kimioterapisë, nuk shkon dot duhet të shkojë në privart.

 Aty ku marrim intervistat, në njërin krah po ndërtohet një parking dhe një hotel. Ne vuajmë ne nuk kemi analiza, nuk kemi lloj e lloj pajisjesh, ne po bëjmë hotel dhe parking. Ai është një hotel që po bëhet nga Fondi Shqiptar i zhvillimit, është i shtetit tonë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT