Operacioni në Vlorë! Zbardhen 2 vrasje të bujshme dhe epsiode të trafikut të drogës, vihet në pranga një tjetër punonjës policie, dalin DETAJE të reja

Është vënë në pranga ditën e sotme shefi i seksionit të Policisë së Kukësit, Rezart Kuci dhe his-punonjësi i policisë , Hames Demushi. Ndërsa mësohet se janë zbardhur dhe dy vrasje të bujshme që tronditën vendin para disa vitesh, për llogari të veprimtarive kriminale.

Burimet bëjnë me dije se nga hetimet e ushtruar deri më tani janë zbardhur 2 vrasje dhe episode të ndryshme të trafikut të drogës.

Mësohet se është zbardhur vrasja e Bledar Birçaj, ngjarje e ndodhur në maj të 2021 teka ai ishte në lëvizje me mjetijn e tij tip “BMW”X5, ku ndaj tij papritmas u hapën breshëri plumbash. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për pazare droge.

Në operacionin e zhvilluar në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm janë zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, që dyshohet të jetë kryer për hesape të veprimtarive kriminale.

Dy shtetas të tjerë janë ndaluar në Itali, njëri në Greqi dhe dy të fundit raportohet se janë Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla.

Mësohet se këta persona kanë porositur vrasjen dhe kanë ekzekutuar shtetasin Gentjan Qarri, i njohur dhe me nofkën “Gëçe”, ngjarje e ndodhur pranë Bibliotekës te Kisha Ortodokse, në lagjen “29 nëntori”, më datë 6 Shkurt 2021.

Forcat Speciale kanë bllokuar rrugën e sipërme të zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri.

Vrasja e Bledar Birçajt:

Bledar Birçaj, atë kohë 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri më 10 Maj të 2021-shit në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMW X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.

40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Viktima prej vitesh jetonte në Spanjë, ndërsa kur erdhi në Shqipëri ra pre e një atentati. Ende nuk dihet se kush ishin personat që qëlluan me breshëri plumbash dhe i shkaktuan vdekjen e Bledar Birçajt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT