“Nuk dua më njerëz që më lëndojnë”, zbulohet LETRA që Xhuana u shkroi prindërve të saj para vetëvrasjes, PARALAJMËRIMI për ndarje acaroi ish-partnerin e saj i cili e përndiqte dhe e kërcënonte prej kohësh

Detaje të rejaë kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhr së fudnmi në Lezhë ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj, i dha fund jetës së saj pasi konsumoi fostoksinë, pas konflikteve të ashpra me ish-partnerin e saj, Eraldo Fizin.
Burime për mediat bëjnë me dije se Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, u rikthye nga jashtë vendit më 9 shkurt. Në të njëjtën ditë mësohet se Eraldo është takuar me ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikollaj, dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Mësohet se përpara se të ndërmerrte aktin fatal 25-vjeçarja u kishte shkruar një letër prindërve të saj përmes së cilës kishte shkruar se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Ndërsa në fund të letrës së shkruar ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.
Edhe ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah të viktimës Xhuana.
Familjarët e kësaj të fundit kanë kallëzuar në polici ish-partnerin e Xhuanës me pretendimin se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi.
Xhuana u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar lëndë helmuese. Mjekët në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 25-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë helmimit.
Ekzaminimet mjekësore zbuluan se Xhuana kishte qenë në pritje të ëmbël, që fatkeqësisht nuk zgjati shumë pasi ajo i dha fund jetës së saj pas konflikteve të vazhdueshme me ish-burrin e saj, Eraldo Fizin.
Rrethanat e plota të kësaj tragjedie vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa dëshmi të reja kanë hedhur dritë mbi një periudhë të vështirë që viktima po kalonte në jetën e saj personale. Burime jozyrtare bëjnë me dije se Xhuana ishte martuar gjatë verës, por marrëdhënia me partnerin kishte kaluar në konflikte të vazhdueshme.
Sipas policisë, dyshohet se dhuna e ushtruar ndaj 25-vjeçares mund të ketë qenë një nga shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e të riut, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.