“Nuk do jeni të sigurt as në shtëpitë tuaja!” Tentativë për vrasjen e zyrtarëve të SHBA?! The Washington Post ngre ALARMIN: U zbuluan dronë misteriozë mbi bazën ku jetojnë Rubio dhe Hegseth

Prestigjozja “The Washington Post”, ka ngritur alarmin pas një raportimi, se disa dronë kanë fluturuar pranë Fort Lesley J. McNair në Washington DC,  përgjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit, zonë kjo ku jetojnë Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Luftës Pete Hegseth.

Këto raportime vijnë jo shumë kohë pasi SHBA dhe Izraeli kanë vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë këtu Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Teksa Teherani ka premtuar një përgjigje “vendimtare” ndaj asaj që e përshkroi si sulme të paligjshme.

Pas vrasjes së Khameneit, Forca elitare Quds brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila specializohet në operacione speciale, paralajmëroi se zyrtarët amerikanë dhe izraelitë “nuk do të jenë më të sigurt askund në botë, madje as në shtëpitë e tyre”.

Ndërkohë një zyrtar i lartë i administratës, është shprehur se  ushtria po rrit mbikëqyrjen për shkak të rreziqeve të shtuara të sigurisë, duke shtuar se pamjet u pasuan nga një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe i shtynë zyrtarët të merrnin në konsideratë zhvendosjen e Rubios dhe Hegseth. Por sipas “The Washington Post” të dy vijojnë të jenë ende në bazë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, nuk pranoi të komentojë, duke thënë se çdo raportim mbi lëvizjet e sekretarit të luftës “është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT