“N’shpi”, Belinda Balluku poston FOTOT, ish-zv. kryeministrja nuk e fsheh lumturinë

Ish-zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku, ka ndarë një postim në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, përmes së cilit ka publikuar një foto album në Sohodoll të Dibrës. Ku shfaqet krahë besimtarëve myslimanë të zonës, me të cilët ka kaluar iftarin e ditës së sotme.
“N’shpi Dibër – Sohodoll, në sofrën më të ngrohtë e të begatë të iftarit, me miq e dashamirës agjërues, në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit. Zoti jua pranoftë sakrificën!
Agjërim të lehtë e të pranuar!” ka shkruar Balluku krahë fotove të postuara.
Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku u lexua raporti i përgatitur nga socialistët sa i përket rastit të Belinda Ballukut. Teksa anëtarët e mazhorancës së këshillit të mandateve nuk dhanë autorizimin sa i përket imunitetit të ish-ministres. Pasi u theksua se Belinda Balluku nuk rrezikon as të prishë provat e as të dalë jashtë shtetit ndaj nuk është i nevojshëm zëvendësimi i masës së ndalimit të daljes së saj jashtë shtetit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi.