“Një vezë dhe domate mbajini në xhep…” KËRKESA e çuditshme e Sali Berishës për demokratët, Taulant Balla “tallet” nga ballkoni i Kryeministrisë: Fati i keq për krushqit…

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sërish mbështetësit përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e radhës më 17 mars, duke e cilësuar atë si një “ditë të kryengritjes së madhe paqësore”.
“Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit”, tha Berisha, teksa më tej përsëriti apelin për qytetarët që të qëllojnë Edi Ramën me “domante dhe vezë”.
“Me një domate dhe vezë në xhep në çdo takim të tij të shkoni dhe gjuajeni. Gjuajeni se nuk ka burrë më frikacak mbi tokë”, tha Berisha.
Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar këtë protestë, duke u shprehur se zgjatja e ditës ua vështirëson organizimin mbështetësve të opozitës, pasi, sipas tij në errësirë ata dukeshin më të shumtë.
“Fati i keq për krushqit tani që zgjati dita se kur errësohej shpejt kishin mundësi të dukeshin më shumë”, shkruan Balla.