Një protestë ndryshe! Tortë, tullumbace, 5 palë gërshëre dhe një shirit të kuq për të inauguruar rrugën ë papërfunduar

Një protestë e paqtë e një qytetari në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve ditën e sotme në rrugën Gjakovë-Dollc.

Ai vendosi një tortë pranë punimeve të papërfunduara të rrugës duke ironizuar faktin që këto punime janë zvarritur për shtatë vite më radhë, madje nuk ishte kursyer që përveç tortës të merrte edhe një tullumbace me numrin shtatë. Në tavolinë duken gjithashtu edhe pesë palë gërshërë dhe një shirit i kuq, që do të shërbejnë për të inauguruar rrugën.

Këto simbolika, të përdorura për të ironizuar tregojnë se qytetarët nuk mund të presin për vite me radhë për të përfunduar një rrugë, një herë do të përfundonte për pesë vite, më pas për shtatë, por aktualisht nuk dihet se kur do të përfundojë.

Sot bëhen 7 vjet prej kur ka filluar ndërtimi i rrugës Gjakovë–Dollc, apo pjesa që përdoret për rrugën Gjakovë–Prishtinë. Nëse e shohim gjendjen e sotme, ajo është në një gjendje të tmerrshme dhe nuk mund t’i bësh as 5 kilometra pa hasur dëmtime rrugore, madje dëmtime shumë serioze. Rruga nuk ka arritur të përfundojë, pavarësisht se në momentin kur është prerë shiriti është thënë se do të përfundonte për 5 vjet, ndërsa tani janë bërë 7 vjet dhe ende nuk ka përfunduar, madje as nuk i shihet fundi momentalisht”, u shpreh protestuesi Ideal Zhaveli për mediat.

Shtatë vite nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge e cila lidh qytetin e Gjakovës dhe Dollcit dhe shërben si segment i rëndësishëm për qarkullimin drejtë Prishtinës.

Projekti u paralajmërua që do të përfundonte ne vitin 2024 por ende nuk ka përfunduar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT