Nga Tirana në Lezhë dhe Shkodër, LISTA E PLOTË: Cilët janë DREJTUESIT e rinj në qarqe, Jugu nuk ndryshon! Durrësi, Dibra dhe Kukësi “hapin krahun” për riorganizim

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është në përfundim të punimeve dhe vendimet e para të marra mes socialistëve kanë nisur të dalin nga mbledhja hermetike në Gjirin e Lalëzit, ku mësohet se ka një riformatim të drejtuesve politikë në qarqe.
Gjashtë qarqe kanë ndryshuar drejtuesin politikë, ndërsa gjashtë të tjera kanë marrë marrë bekimin e Edi Ramës për të vazhduar me të njëjtët drejtues, pasi kanë ruajtur një tend pozitiv të rezultateve në betejat e fundit elektorale.
Vlen për t’u theksuar se ato zona që nuk kanë ndryshuar, janë Elbasani dhe pesë qarqe të tjera në jug të Shqipërisë. Newsbomb.al sjell listën e plotë me 12 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, të emëruar sot dhe ata që “kanë hapur krahun” që nga hera e fundit, si më poshtë:
Kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka kërkuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, një organizim rrënjësor, me çdo kusht, të ekipit të Tiranës për ta ngjitur atë lart në tabelën e rezultateve elektorale.
Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi në nisje të Asamblesë, në analizën e rezultateve elektorale, e ka cilësuar Tiranën si “rezervuarin më të madh të votave për PS”, ndaj dhe në kryeqytet ka ndodhur ky organizim i fortë, i detyruar.
Tirana është ndarë në 32 zona elektorale dhe në punimet e Asamblesë Kombëtare është vendosur që të ketë 2-3 deputetë të deleguar për çdo njësi dhe zonë elektorale të qarkut, raporton newsbomb.al.