Nga Durrësi kishte ardhur në Tiranë, Policia me njoftim zyrtar për zhdukjen e 14-vjeçares: Ishte larguar me dëshirë nga banesa

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me gjetjen e 14-vjeçares, e cila ishte larguar mëngjesin e djeshëm nga banesa.

Sipas njoftimit të policisë, e mitura u gjet mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka deklaruar se ishte larguar me vullnet nga banesa.

Ndërkohë, Policia e Durrësit referoi materialet në Prokurori për vlerësim, pas kryerjes së veprimeve procedurale për 14-vjeçaren, në prani të nënës dhe psikologut.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pas kryerjes së veprimeve procedurale për rastin e largimit nga banesa, ditën e djeshme, të një shtetaseje 14 vjeçe, banuese në Durrës.

14-vjeçarja u gjet mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1., në gjendje të mirë shëndetësore dhe deklaroi se ishte larguar me vullnet, nga banesa.

Veprimet procedurale për rastin u kryen në prani të nënës së të miturës (e cila kallëzoi dje, largimin e vajzës, nga banesa) dhe psikologut të DVP Durrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT