“Neo-osmani!”, kryeministri Rama u përgjigjet akuzave: Vuçiç të kuptojë se ç’është bashkëpunimi! Nëse rrezikohet siguria në Kosovë, preket dhe Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së fundmi ka dhënjë një intervistë për meidat turke ku ka theksuar se nëse rrezikohet siguria në Kosovë, rreziku do të jetë i madh dhe për Shqipërinë.
Në intervistën e dhënë për Türkiye Today, Rama hodhi poshtë narrativat e vazhdueshme të ambicieve turke “neo-osmane”.
Më tej kryeministri i Shqipërisë vlerësoi marrëdhënien e tij personale me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, të cilën e komenton të shkëlqyer.
“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Erdogan, të cilin e konsideroj një person të lehtë”, tha ai.
Në bisedën mes dy politkanëve mësohet se është trajtuar dhe çështja e ndryshimit të rendit global, 30-vjetori i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe shtytja rekord e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Por ndonëse marrëdhënien e tij me presidentin e Turqisë e quajti të shkëlqyer, Edi Rama i bëri thirrje Ankarasë që të anagazhohen më shumë në mënyrë që të forcojnë partneritetin mes dy shteteve.
Në lidhje me akzuat e ngritura nga vendet fqinje për ambiciet që ato i kanë cilësuar “neo-osmane” të Turqisë, Rama i përqeshi, duke bërë me dije se në Shqiupëri është ndërtuar një nga xhamitrë më të bukura në rajon.
“Kemi ndërtuar një nga xhamitë më të bukura në këtë rajon, një gjë e vogël, dhe, nuk e di, tani tre vjet po presim që TIKA të bëjë punën e saj për ta riparuar” është shprehur kryeministri Edi Rama.
“Pra, nëse ata ishin vërtet neo-osmanë, të paktën ajo xhami do të kishte qenë e ndërtuar dhe e shkëlqyer pas përmbytjes së madhe që shkaktoi kaq shumë dëme”, shtoi m ëtej ai.
Në fjalën e tij rama vuri theksin kryesisht nga akuzat e ngritura nga Serbia për të cilat theksoi se presidenti i saj duhet të kuptojë më mirë bashkëpunimet mes Shqipqërisë dhe Turqisë.
“Çfarë neo-osmani?” pyeti Rama. “Jam i sigurt, duke qenë dikush i fiksuar pas numrave dhe shifrave, presidenti i Serbisë mund ta shohë shumë mirë se Turqia investoi më shumë në Serbi sesa në Shqipëri dhe Kosovë të marra së bashku.”
Gjtihashtu Rama përmendi dhe akuza të tjera të ngritura nga Vuçiç i cili është shprehur se Shqipëria-Kroacia dhe Kosova po punojnë ngushtësisht për të ngritur një aleancë ushtarake, përmes së cilës syniohet rrezikimi i Serbisë.
Pretendimet e Vuçiç Rama i karakaterizoi si frikë që rrjedhin nga paaftësia e Serbisë për të pranuar realitetin.
“Presidenti Vuçiç është dikush me të vërtetë me njohuri të mëdha, intuitë të shkëlqyer, që mezi pret shumë gjëra, por ai ka makthin e tij: është Kosova. Kaq është. Pikë”, deklaroi Rama.
“Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin gjithashtu të thotë gjëra që, sinqerisht, nuk kanë kuptim”, shtoi ai.
Në përmnbyllje të fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se nëse kërcënohet siguria në Kosovë, atëherë rreziku do të jetë i madh dhe për Shqipërinë.
“Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, vuri në dukje Rama.