“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Rama promovon librin e tij të dytë, në FOKUS fjalimet e iftareve të muajit të “Ramazanit”

Kryeministri Edi Rama ka promovuar ditën e sotme librin e tij të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”.

Burimet bëjnë me dije se në promovimin e veprës letrare të kryeministrit të pranishëm ishin dashamirës të letërsisë, politikanë si edhe figura të njohura të televizionit, artit e kulturës.

Në librin e tij të ri mësohet se Rama ka shkruar për fjalimet e iftareve, që janë një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kujtojmë se ky është libri i dytë i kryeministrit Rama, pasi i pari me titull “Kurban” u promovua në 2011.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT