Në Natën e Kadrit, Sali Berisha ulet në iftar me kavajasit, krah tij qëndron Liri Berisha (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se hënës në iftarin e organizuar nga bashkia e Kavajes me besimtarët e ketij qyteti. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ai u prit nga kryetari i Bashkisë, Fisnik Qosja.

Në fjalën e tij,  Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën e kësaj nate të bekuar për besimtarët dhe për vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirësisë në shoqëri.

Iftari i organizuar nga Bashkia e Kavajës përkoi me Natën e Kadrit, një nga më të rëndësishmet e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila për besimtarët përfaqëson një moment të veçantë reflektimi, lutjeje dhe shprese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT