Ndryshimet e së shtunës te Gjiri i Lalzit! Sekretari i PS-së “skanon” emërimet dhe largimet te të majtit, komenton lëvizjen e Spiropalit: Te ne nuk ka vend për lajme, jemi krenarë

Pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste e cila u mbajt të shtunën që lamë pas, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama bëri ndryshime të rëndësishme në drejtimin politik të qarqeve, duke synuar konsolidimin e strukturave dhe përmirësimin e rezultateve elektorale.
Gjatë mbledhjes, u evidentuan arritjet dhe sfidat e së majtës shqiptare, ndërsa u morën vendime për ndryshime në disa qarqe. Në gjashtë prej tyre u emëruan drejtues të rinj politikë, ndërsa në gjashtë të tjerë u ruajtën drejtuesit ekzistues, duke marrë bekimin e kryeministrit dhe kryetarit të partisë.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme që dhe morën zë në media ishte ai i Shkodrës, ku në vend të kryebashkiakut Benet Beci u vendos ministri Enea Karakaci, si dhe Tirana e cila iu besua Taulant Ballës.
Si rrjedhojë Elisa Spiropali u largua nga bashkëdrejtimi politik i kryeqytetit dhe u caktua në Njësinë nr.13 në Tiranë. Lidhur me këto ndryshime ka folur së fundmi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i cili hodhi poshtë “thashethemet” dhe aludimet që kanë qarkulluar sa i përket shfuqizimit të Elisa Spiropalit.
Ai theksoi se në ndryshimet e të majtëve nuk ka vend për “lajme”, dhe se çdo socialist që kontribuon në strukturat e partisë luan një rol kyç në suksesin e tyre.
“Nuk ka lajm në lëvizjet e PS, të gjithë jemi atje për të dhënë kontributin tonë, diku në një pozicion, diku në një tjetër, njëherë në një detyrë, njëherë në një detyrë tjetër, për sa kohë i shërbejmë PS dhe për sa kohë fitojmë duhet të jemi krenarë të gjithë. Çdo socialist i thjeshtë është kontributor i madh i fitores, jo vetëm se ne fitojmë, por i shërbejmë Shqipërisë”, theksoi ai.
Pjesë nga fjala e Klosit:
Kudo PS dhe nëse do ndiqni rrjetet do shikoni një aktivizim të të gjithë strukturës. Do bëjmë të ritakimin. Mendoj që është mënyra më e mirë për të asimiluar problematikat që dalin në fushatë. Analiza që bëmë ne në asamblenë e fundit evidentoi si arritjet e mëdha dhe zonat ku mund të kenë
Shkodra ka qenë nga qarqet që kemi pasur rezultat pozitiv. Marrja e bashkisë së Shkodrës dhe shërbimi që i ka dhënë PS Shkodrës përmes kryetarit Beci dhe mënyra si është transformuar shërbimi ndaj qytetarëve, na bëri që Shkodra, edhe pse nuk jemi fitues në qark, Shkodra është në rritje për ne. Është fakt se ky drejtim i PS në Shkodër na ka dhënë këtë. Beneti tërhiqet nga drejtimi, por jo për mos sukses, por gara e kryetarit në detyrë nuk mund të jetë një garë…
Ne nuk kemi hyrë në diskutimin e emrave, por thashë duke qenë në detyrën e një kryetari, se ne kemi në Pukë humbje, po të shohësh në Shkodër kemi një rritje dhe kemi rezultat jo shumë pozitiv në Pukë. Kjo kërkon që të kemi një përqendrim në Shkodër dhe megjithëse është në qarqe që nuk e ka kaluar 50%, është në qarqet që ka pësuar rritje. Nuk ka lajm në lëvizjet e PS, të gjithë jemi atje për të dhënë kontributin tonë, diku në një pozicion, diku në një tjetër, njëherë në një detyrë, njëherë në një detyrë tjetër, për sa kohë i shërbejmë PS dhe për sa kohë fitojmë duhet të jemi krenarë të gjithë. Çdo socialist i thjeshtë është kontributor i madh i fitores, jo vetëm se ne fitojmë, por i shërbejmë Shqipërisë.