Ndër favoritët në garën për Kryepolic të Shqipërisë, FOTO: Skënder Hita në kafe me Altin Dumanin

Skënder Hita, një nga kandidatët më favorit për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është fotografuar në kafe me ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme, prokurorin special Altin Dumani.

Takimi nuk është zyrtar dhe kjo kuptohet lehtësisht dhe nga veshja e të dyve. Altin Dumani duket i veshur casual, me pantallona të shkurtra dhe Skënder Hita po ashtu. Ata dallohen në një lokal në bregdet dhe nuk dihet nëse fotografia është aktuale.

Ndër favoritët në garën për Kryepolic të
Skënder Hita në kafe me Altin Dumanin/ siguruar nga Lapsi.al

Si drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit, Skënder Hita ka mbi supe akuza të shumta nga opozita. Gjatë zgjedhjeve, Gazment Bardhi e akuzonte si ushtar të Belinda Ballukut duke paralajmëruar se do t’i bënte padi në SPAK.

Por fotografia e zbuluar nga Lapsi.al tregon se gjërat nuk ishin kaq të thjeshta. Çfarëdo porosie të ketë pasur shefi i policisë së Fierit nga Belinda Balluku, SPAK ishte një hap para denoncimeve të opozitës. Ballukun asokohe e kishte nën hetim, ndërsa drejtuesin e policisë e kishte në kafe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT