NATO rrëzoi një tjetër raketë iraniane që kishte “shënjestruar” Turqinë, Rama: Dënojmë me forcë sulmin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale duke dënuar ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian ndaj Turqisë.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se ky sulmi i dytë në ditët e fundit është thellësisht alarmues. Sipas tij këto zhvillime tregojnë në qasje agresive dhe destabilizuese që sjellin rrezik në vend.

Kryeministri shprehet se Turqia është një vend vëllazëror për Shqipërinë, si dhe një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i vlefshëm i NATO-s.

“Turqia është një vend vëllazëror, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i vlefshëm i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri duke vazhduar sulmet kundër fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme,” thekson Rama.

Reagimi i plotë i Ramës:

Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht alarmues dhe nënvizon më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend vëllazëror, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i vlefshëm i NATO-s.

Përpjekjet e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri duke vazhduar sulmet kundër fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në ruajtjen e sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT