NATO në ALARM! Kapin në ajër raketën iraniane që do të godiste Turqinë: Kemi të drejtë të përgjigjemi (DEKALRATA)

Ministria e Mbrojtjes Turke ka bërë një deklaratë ku është shprehur se një raketë balistike është lëshuar nga Irani dhe është drejtuar drejt hapësirës ajrore turke pasi ka kaluar nëpër hapësirat ajrore të Irakut dhe Sirisë.  Por është neutralizuar nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, të cilat janë të vendosura në Mesdheun Lindor, sipas raportimit të mediave të huaja.  

Raketa balistike u kap në kohë dhe u bë joefektive nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Ministria më tej shtoi se mbetjet raketore të përhapura në Dörtyol të provincës Hatay, u identifikuan si të një rakete interceptuese të mbrojtjes ajrore.

Më tej autoritetet konfirmuan se nuk pati viktima dhe as të lënduar, teksa shtoi se të gjitha masat e nevojshme do të merren për të mbrojtur  territorin dhe hapësirën ajrore të vendit, me vendosmëri dhe pa hezitim, duke kujtuar se Turqia rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj.

Në përfundim, ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga hapat që mund të përshkallëzojnë më tej konfliktet në rajon dhe deklaroi se konsultimet me NATO-n dhe aleatët e tjerë do të vazhdojnë.+

Deklarata:

Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u aktivizua dhe u neutralizua në kohë nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor.

Është përcaktuar se predha që ra në distriktin Dörtyol të provincës Hatay i përkiste një municioni të mbrojtjes ajrore që e kapi kërcënimin në ajër. Nuk pati viktima apo të plagosur në incident. 

Vendosmëria dhe kapaciteti ynë për të siguruar sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë janë në nivelin më të lartë. Ndërsa Turqia mbështet stabilitetin dhe paqen rajonale, ajo është e aftë të sigurojë sigurinë e territorit dhe qytetarëve të saj, pavarësisht se nga kush ose nga vjen kërcënimi. Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të merret me vendosmëri dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë.

Ne i nxisim të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do ta përhapnin më tej konfliktin në rajon. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të konsultohemi me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë.     

Kjo i njoftohet me respekt publikut.

NATO në ALARM! Kapin në ajër raketën iraniane që do

Deklarata e perkthyer
NATO në ALARM! Kapin në ajër raketën iraniane që do

Deklarata e ministrise/ turqisht

Back to top button
LAJMET E FUNDIT