Nafta më e lirë në vendet ku ka luftë, ironizon ish-deputeti: I kemi çmimet e larta pasi askujt nuk ia mban të futet në konflikt me Shqipërinë

Rritja e çmimit të naftës si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme është kthyer në temën e ditës në Shqipëri dhe disa vende të tjera, pasi vlera në treg e hidrokarbureve që nga 28 shkurti është ngritur ndjeshëm.
Por duket se në vendet që janë në konflikte ushtarake, çmimi i naftës është më i lirë sesa në vendet që janë në paqe.
Këtë ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale edhe ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i cili shkruan se që të kemi çmime të ulëta të hidrokarbureve, duhet që të futemi në luftë, por asnjë shtet “nuk ia mban të futet në luftë me Shqipërinë”.
“Çmimet e karburanteve ngrihen nga lufta thone mashtruesit qe qeverisin
Por ne vendet qe behen lufterat çmimet jane shum me te ulta se vendet qe jane ne “ paqe”
Sipas ketij “ stili” qe te kemi çmime te ulta ne nafte benzin dhe gaz duhet te hyjme ne lufte ,por kujt shteti ja mban te hyj ne lufte me Shqiperin???”, shkruan Murrizi.