“Myk, ndryshk dhe lagështi”, AKU “zbarkon” tek KMY-ja dhe baxhoja Bonum, pasi bllokoi qindra kilogramë djathë dhe mish pule u PEZULLON veprimtarinë dhe vendos GJOBA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar akivitetet e baxhos “Bonum” dhe subjektit të përpunimit dhe tregëtimit të mishit “KMY”, së bashku me produktet e tyre të cilat mbaheshin në kushte jo higjenike. Duke vendosur po ashtu 300 000 lekë gjobë, secila.
Kujtojmë se këto masa ndëshkuese vijnë disa ditë pasi AKU, bllokoi 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve, në “KMY”. Përkatësisht 588 kg fileto pule “Super Frango”, 150 kg gjoks pule “Pechungon”.
Në baxhon “Bonum” u bllokuan 328.7 kilogramë djathë i bardhë dhie, kjo pasi u konstatua prani e ndryshkut, mykut, dhe lagështisë në ambientin e përpunimit.
Ndërkohë që ndër të tjera në njoftimin zyrtar të AKU thuhet: “Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike.”