Mungesë përvoje, vështirësi financiare dhe rënie e shitjeve të biletave, Trump pritet të shkarkojë Grenell

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shkarkojë nga detyra si drejtues i përkohshëm i Qendrës Kennedy për Artet Performuese, Richard Grenell. Vendimi vjen në një kohë kur institucioni është planifikuar të mbyllet për rreth dy vite për shkak të rikonstruksionit.
Grenell e ka drejtuar Qendrën Kennedy që prej vitit 2025, periudhë e cila është shoqëruar me polemika të shumta: anulime shfaqjesh, rënie të shitjeve të biletave, protesta dhe vështirësi financiare.
Megjithëse ka qenë një nga figurat më besnike gjatë dy mandateve të presidentit Trump, burime për CNN kanë deklaruar se emërimi i Grenellit ka qenë një gabim, pasi ai nuk kishte përvojë në fushën e arteve.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se Grenell nuk po shkarkohet menjëherë, por do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e rikonstruksionit. Ndërkohë, punonjës të Qendrës Kennedy e kanë përshkruar atë si luftarak, konfrontues dhe kokëfortë, duke shtuar se stili i tij “me një çekiç” dhe “mashtrime fushate” po e çojnë institucionin në drejtimin e gabuar.