“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

Turqia ka paralajmëruar Greqinë pas raportimeve për aktivitete ushtarake greke në Egjeun Lindor, duke thënë se Athina zyrtare po shkel statusin e demilitarizuar të ishujve sipas traktateve të paqes të Lozanës së vitit 1923 dhe Parisit të vitit 1947.

“Iniciativat e Greqisë që shkelin statusin e ishujve në kundërshtim me traktatet e përfunduara, krijojnë paligjshmëri dhe dëmtojnë marrëdhëniet tona fqinje dhe aleate”, ka deklaruar ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një konferencë javore për shtyp të enjten që ka bërë jehonë edhe në median greke.

“Ne nuk i pranojmë iniciativat e Greqisë që nuk i shërbejnë qëllimit të vërtetë dhe synojnë t’i shndërrojnë krizat në rajonin tonë, në mundësi”, ka thënë më tej ministria.

Turqia gjithashtu ka vendosur një sistem mbrojtës raketor Patriot të NATO-s në Malatija dhe ka stacionuar gjashtë avionë luftarakë F-16 së bashku me sisteme mbrojtëse ajrore në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), ndërsa pasojat e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit po vazhdojnë të prekin edhe territorin turk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT