Mimoza Ahmeti nuk i ndahet Ramës: Nuk jam si kryeministri ynë që i bën të gjitha punët vetë! Poetja “u delegon” detyrat “ministrave” të Ferma Vip 3

Pasditen e sotme, fermerja Mimoza Ahmeti u ka “deleguar” punët fermervë të tjerë, duke i emëruar ata në krye të “ministrive”, në kuadër të një sfide të caktuar nga agai.

Në një bisedë të zhvilluar me fermerët, Moza u delegoi atyre punët e caktuara duke theksuar se secili duhet të bëjë punët e tij pasi ajo nuk është si kryeministri i Shqipërisë që i bën të gjitha punët vetë.

“Unë ministrat për këtë punë i kam, nuk jam si kryeministri ynë që i bën të gjitha punët vetë. Delegoj kompetencën. Ministrat ndërrohen kur nuk punojnë mirë” u shpreh Moza.

Momenti në fjalë është pasuar me reagime e të qeshurave mes fermerëve, pasi Moza me sinqeritetin më të plotë e quajti Edi Ramën si një person që përmbush dhe detyrat e ministrave të tij aty ku është nevoja, me synimin për t’iu dhënë qytetarëve një shërbim sa më të mirë.

Mimoza Ahmeti prime-n e djeshëm u përzgjodh e preferuara e publikut. Sinqeriteti dhe sensi i humorit që fermerja ka, kanë vjedhur zemrën e shumë ndjekësave të “Ferma Vip 3” por dhe personave të estradës shqiptare, konkretisht këngëtares Dafina Zeqiri.

Sakaq, në nominim kokë më kokë nga “Ferma Vip 3” janë Dj FairFax dhe Xhesi, ku njëri prej tyre pritet që të mbarojë rrugëtimin e tij në fermë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT