Meta sqaron në gjykatë pretendimet e SPAK! E PLOTË: Akuzat për familjen, CEZ-DIA, falimentimi i PLUS dhe përgjimi im i paligjshëm

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një parashtrim të plotë të akuzave që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij, duke sqaruar në seancë paraprake se ai i përket vetëm popullit të “2 Marsit 2020” dhe procesin penal e konsideron të motivuar politikisht.

Ai zbulon se SPAK e akuzon për mosdeklarimin e një llogarie bankare që gjyshja e vajzës së tij të vogël ka vendosur në emrin e saj, në një bankë shqiptare, nga të ardhurat e saj të ligjshme si pronare e shumë pasurive të paluajtshme.

“Si mund të deklaroj unë një gjë që as nuk e dija dhe që nuk ka lidhje me veprimet e mia. Ligji i deklarimit i bën shumë të qarta detyrimet e subjektit të posaçëm, ashtu siç i bën të qarta detyrimet e personave të lidhur me ta”, thotë ai.

Ilir Meta në parashtrimin e tij ndalet gjerë e gjatë edhe te çështja CEZ-DIA, teksa shpjegon disa episode të përfshira në dosje, ngjarje të raportuara në media dhe dëshmi të marra jashtë Shqipërisë.

Ish-presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë sqaron edhe falimentimin e kompanisë celulare “PLUS”, procedurat e ndjekura dhe komunikimet në dosje, kur përfshihet edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, si dhe një përgjim të paligjshëm të vitit 2009.

Newsbomb.al sjell të plotë parashtrime e Ilir Metës në seancë paraprake:

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT