Meloni e shqetësuar për zhvillimet në Lindjen e Mesme: Do të ishte marrëzi të mendojmë se po ndodh larg dhe nuk do të na prekë ne

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë dhënë për Canale 5, Meloni tha se është e shqetësuar pasi do të ishte marrëzi nëse do të mendonte se kjo po ndodh larg dhe nuk e prek Evropën.

“Sigurisht që jam i shqetësuar sepse do të ishte marrëzi të konsideronim se ajo që po ndodh, edhe larg kufijve tanë, nuk na shqetëson. Kjo është arsyeja pse Italia ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur një marrëveshje serioze mbi programin bërthamor të Iranit, veçanërisht në një kohë kur e drejta ndërkombëtare po tronditet.

Ne nuk mund të lejojmë që regjimi aktual iranian të ketë në dispozicion raketa me rreze të gjatë veprimi me koka bërthamore. Kjo marrëveshje dështoi dhe Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vendosën të sulmojnë, pa përfshirë partnerët evropianë“, shtoi Meloni.

Ajo tha së dështimi i përpjekjeve diplomatike e çoi SHBA-në të merrte këtë vendim. Sipas kryeministres italiane situata nuk përmirësohet nëse Irani nuk ndalon sulmet ndaj vendeve të Gjirit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT