Mediu pretendon PAFAJËSINË për Gërdecin: Po zvarritet çështja për interesa politike, ata PO LUAJNË me tragjedinë e njerëzve

Në një konferencë të mbajtur për mediat ditën e sotme, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit e ndodhur në 2011, Fatmir Mediu, i cili asokohe ka qenë ministër i mbrojtjes, pretendon pafajësinë e tij.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Mediu pretendon se është i pafajshëm duke theksuar se hetimet e hapara ndaj tij për shpërdorim detyre nuk kanë të bëjnë fare me Gërdecin.

Ndërsa më tej Mediu akuzoi se zvarritja e një çështjeje për të cilën ai pretendon se është mbyllur që para disa vitesh tregon se këtu kemi të bëjmë me interesa politikë, pasi sipas tij po luhet keq me tragjedinë që u mori jetën 26 personave e la të plagosur qindra të tjerë. Gjithashtu Mediu pretendoi se SPAK nuk ka kompetencat e duhura për të gjykuar çështjen e tij.

“Është një proces që ka vijuar, në 2021 u kërkua paligjshmërisht nga SPAK kur ai s’kishte vendim për dosjen, Gjykata e Shkallës së parë e Spakut ka vendosur se nuk ka prova të reja, pastaj ne kemi pritur Gjykatën e Apelit. Këto lloj lëvizjesh në këtë proces tregojnë qartë nxitje për të pasur proces jo të ligjshëm. Nëse ka një vendim për pavlefshmëri absolute dhe ne vijojmë në proces, ne rikthemi për proces paraprak. Po vijon pafund, që nuk lidhen me drejtësinë por për interesa politke për të luajtur me tragjedinë e ndodhur para shumë vitesh” u shpreh Mediu.

Fjala e plotë e Fatmir MediutProcesi i nisur ndaj meje nuk ka të bëjë me çështjen e Gërdedcit. Në 18 vite janë zhvilluar 10 procese gjyqësore nuk më është gjetur shkelje. Prokuroria ka bërë me dije se nuk kam qenë i përfshirë në korrupsion. Hetimet për shpërdorim detyre nuk kanë lidhje me Gërdecin. Procese gjyqësore që janë ngritur ndaj Mediut, procesi i parë për shpërdorim detyre nuk lidhet me funksionin e ministrit.

Në vitin 2009 ka pasur vendim të pushimit të çështjes, në 2012-2013 jam akuzuar për plagosje, në 2014 familjarët kërkuan hapjen e procesit gjyqësor. Nga pikëpamje e Gjykatës së Lartë nuk mund të kishte hapje të procesit. Në 2018 çështja është parashkruar sërish. Në 2019 u kërkua hapja e çështjes në Gjykatën e Tiranës e cila gjykoi se çështja është gjykuar dhe nuk ka rihapje. Është një proces që ka vijuar, në 2021 u kërkua paligjshmërisht nga SPAK kur ai s’kishte vendim për dosjen.

Gjykata e shkallës së parë e SPAKU-t ka vendosur se nuk ka prova të reja, pastaj ne kemi pritur Gjykatën e Apelit. Këto lloj lëvizjesh në këtë proces tregojnë qartë nxitje për të pasur proces jo të ligjshëm. Nëse ka një vendim për pavlefshmëri absolut dhe ne vijojmë në proces ne rikthemi për proces paraprak. Kjo po vijon pafund e nuk ka lidhje me drejtësinë por për interesa politke për të luajtur me tragjedinë e ndodhur para shumë vitesh.  

Fatmir Mediu është marrë si i pandehur në janar të vitit 2023 pasi akuzohej për shpërdorim detyre, veprime që sollën tragjedinë e Gërdecit dhe vdekjen e 26 personave. Ish-ministri i mbrojtjes në atë kohë, Meidu, i ka mohuar të gjitha akuzat se ka kryer veprime apo mosveprime të paligjshme që ta lidhim me këtë çështje.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT