Me laps e letër, fermerët ndajnë buxhetin! Mimoza përgatit listën e ushqimeve me batuta: O ekonomiste na merr kungull të kuq! Plasin të qeshurat mes konkurrentëve

Mëngjesin e sotëm, fermerët kanë nisur përgatitjet për ndarjen e buxhetit, një moment i shoqëruar me të qeshura dhe atmosferë ndryshe.

Nga ana e Agait fermerëve iu bë e ditur që do të kenë pa limit groshë dhe fruta. Ndërsa për ushqimet e tjera, ata duhet të daakordësohen me styre. Për këtë moment u përgatit poetja Mimoza Ahmeti e cila me laps e letër në dorë filloi të pyesë fermerët e tjerë se çfarë dëshironin.

Gjatë diskutimeve për ushqimet nuk munguan as batutat e Mimozës.

“Koran me pika nga Pogradeci. Pulë fshati që ka fluturuar. Se mos na sjellin peshk me pika. A doni pllaqi. Peta byreku” dëgjohet teksa thotë Mimoza.

Ndërsa me nota humori i drejtohet Sara Karajt: O ekonomiste a porosite kungull të kuq.

Ky moment u shoqërua me të qeshura mes fermerëve të cilët iu kthyen Mimozës duke i thënë se nuk ka kungull të kuq.

Kujtojmë se edicioni i  tretë i “Ferma Vip” nisi mbrëmjen e djeshme nën moderimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduart Grishajt.

Pjesë e këtij formati televiziv u bënë figura mjaft të njohura të showbizit shqiptar, në total 19, nga këngëtarë, aktorë, modele, shkrimtare e deri te bodybuilder.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT