Mamaja e vrasësit të Ilaria Sulës pranon dënimin! Zbulohen MOMENTET E FUNDIT që shqiptarja kaloi në shtëpinë e tyre: Po tani çfarë? I thashë djalit nxirre gjakun jashtë

Është mbajtur ditën e sotme seanca gjyqësore për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula e cila u vra nga i dashuri i saj filipinez, Mark Samson.

Në seancën e sotme mësohet se ka dhënë dëshminë e saj mamaja e Samsonit e cila akuzohet për moskallëzim krim, pasi hetimet nxorrën në pah se ajo kishte qenë në dijeni të ngjarjes së rëndë, autor i të cilës ishte djali i saj.

Nëna e të pandehurit të kësaj ngjarje është dakordësuar për të vajtur dënimin me 2 vite burg, pasi pohoi se nuk i tregeoi asnjë njeriu për vrasjen e kryer nga i biri, sespe nuk donte që ai të vuante.

“Është fë mija im, nuk kisha si ta tradhëtoja” mësohet të ketë thënë në seancën e sotme mamaja e autorit të krimit.

Gjatë seancës së sotme, mamaja e tij ka rrëfyer për momentet e fundit të jetës së saj që shqiptarja i kaloi në shtëpinë e tyre.

Gruaja rrëfeu se mëngjesin e 26 marsit në orën 9 të mnëgjesit, djali i saj hyri në kuzhinë për të marrë dy filxhanë kafe, për të cilën e ka pyetur nëse ai ishte i shoqëruar me dikë në dhomën e tij.

“Ai më përqafoi, pastaj pasi u kthye në dhomën e tij, u kthye për të bërë kafe dhe vendosi dy filxhanë në tavolinë. Në atë moment, e pyeta: ‘Je me dikë?'” Ai u përgjigj: “Po, mami.”

Mamaja shtoi më tej se e kishte kuptuar se ai ishte i vetëm me Ilarian në dhomë por e kishte pyetur për konfirmim. “Sa herë që bënte dy filxhanë, ishte sepse Ilaria ishte aty” theksoi mamaja e Samsonit.

Sipas saj, pasi djali mori tabakanë me dy filxhanët e kafesë u drejtua për në dhomën e tij, kur papritmas dëgjoi disa të bërtitura.

Në tentativë për të ndërhyrë mes tyre që të qetësonte situatën, Mark i ka kërkuar që të mos dukej fare në dhomën e tij duke i shpjeguar asaj se ata thjesht po sqaroheshin.

Pak çaste më vonë, mamaja e Samsonit përmendi se dëgjoi të bërtiturat e Ilarias e cila i thoshte Markut: Po tani çfarë do të bësh? 

Në këtë moment mamaja tentoi sërish për të hyrë në dhomën e djalit, por është penguar nga ky i fudnit i cili i ka thënë: Mama prit!

Gruaja shtoi se u pengua vazhdimisht nga djali i saj që të hynte në dhomën e tij, duke pretenduar se ajo donte të varte rrobat në ballkonin e dhomës, gjë për të cilën i doli garant Marku i cili i kërkonte në këmbim që ajo të mos përfshihej fare në situatën mes dyshes.

Pastaj gruaja u shpreh se në një moment Marku e hapi vetë derën dhe u shfaq duke qarë e i lodhur i cili belbëzonte: Mama nuk kam fuqi, nuk kam ngrënë as nuk kam fjetur.

Në këtë moment gruaja theskoi se djali i saj po dridhej fort, ndërsa fytyra e tij ishte e kuqe.

Shkova ta përqafoja, pastaj pashë dikë të shtrirë në dhomën e Markut, me këmbët e dukshme. Koka e tij, në krahasim me hyrjen, ishte përballë dritares. Këmbët e tij, pa këpucë, ishin përballë derës. Menjëherë e pyeta djalin tim: ‘Çfarë ke bërë?’ Pas kësaj, më ra të fikët” shtoi më tej mamaja e Samsonit.

Teksa përshkroi skemën e rëndë, gruaja theksoi se koka e Ilarias ishte e nbytur në gjak.

“Ajo ishte shtrirë, me fytyrën poshtë. Disa gjurmë gjaku ishin në dollapin aty pranë, ku ishte shtrirë Ilaria” tha mamaja.

“Pyeta nëse duhej ta çonim në spital, por djali im më tha: ‘Ilaria ka ikur, ajo më tradhtoi’ dhe pastaj shtoi, në gjuhën filipinase, se nëse ajo nuk do të vdiste, ai do të vdiste”shtoi mamaja e Samsonit.

Gruaja më vonë tha se djali i saj e shoqëroi në dhomën e saj, duke e pyetur nëse kishim një çantë të madhe dhe një valixhe. “Pastaj ai përdori peshqirë letre për të fshirë gjakun. I dhashë disa rroba të vjetra për t’i hedhur që të pastronte. I thashë: ‘Thjesht nxirr pjesën më të madhe të gjakut jashtë” përmbylli deklaratën e saj mamaja e Samsonit.

Si ndodhi vrasja e rëndë që tronditi Shqipërinë e Italinë: 

Sipas hetuesve, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26 siç Samson ka dëshmuar duke hedhur kështu poshtë deklaratën e tij.

Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.

Sasi të mëdha gjaku janë gjetur në tualetin e shtëpisë, në pjesën e lavamanëve si dhe në atë të kuzhinës. Gjurmë gjaku janë gjetur gjithashtu dhe në dorezat e dyerve të shtëpisë si dhe në derën e përparme të makinës së 22-vjeçarit.

Në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë, raporton TGCOM.

Ka qenë mamaja e Mark Samson, e cila ka pranuar përpara autoriteteve se ka ndihmuar djalin e saj për të pastruar gjurmët, por sipas dosjes hetimore ka qenë disa persona të cilët kanë ndërhyrë në pastrimin e gjurmëve të gjakut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT