Lufta me Iranin godet tregjet! Ari shkon në rënie të fortë, dollari forcohet

Përshkallëzimi i luftës me Iranin ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të naftës, duke krijuar probleme në zinxhirët e furnizimit dhe duke rritur shqetësimet për një konflikt afatgjatë.

Ndërkohë ari, i cili zakonisht shihet si një aset i sigurt në kohë pasigurie ekonomike, këtë herë ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Çmimi i tij ka humbur rreth 10% vetëm gjatë kësaj jave, duke u drejtuar drejt performancës më të dobët në 43 vitet e fundit dhe duke e çuar rënien totale në rreth 13% që nga fillimi i konfliktit.

Megjithatë, rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme po i detyron bankat qendrore të rishikojnë politikat e normave të interesit, një faktor që ndikon drejtpërdrejt në vlerën e arit.

Gjithashtu, paqëndrueshmëria e tregut ka çuar në forcimin e dollarit amerikan dhe i ka shtyrë investitorët të rishikojnë pozicionet e tyre financiare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT