Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Policia ka njoftuar këtë të enjte, më 26 mars, se ka zbuluar një lokal në Fushë Arrëz ku zhvillohej veprimtari e paligjshme e lojërave të fatit.
Në flagrancë u arrestua P. P., 30 vjeç, punonjës i lokalit, ndërsa në kërkim janë shpallur dy shtetas, I. T., 30 vjeç, dhe G. P., 39 vjeç, të dy të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë.
Gjatë kontrollit policor u sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular si dhe 140 mijë lekë, të dyshuara se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
“Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. “, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
I arrestuar:
-shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit;
Në kërkim:
-shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Operacioni, i koduar “Gaminator”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Shkodër, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Pukë.