Liderët botërorë “në këmbë” për mbylljen e Nguishticës së Hormuzit, RREZIKOHET ekonomia globale

Liderët botërorë po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit. Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan sot një bisedë telefonike mbi gjendjen në Lindjen e Mesme, duke theksuar rëndësinë e hapjes së ngushticës për të frenuar rritjen e kostove globale.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian po shqyrton misionin detar “Shield” në këtë rajon, i cili pritet të diskutohet në Këshillin e Çështjeve Evropiane të hënën.

Berlini është shprehur skeptik mbi zgjatjen e operacioneve të BE-së në Ngushticën e Hormuzit. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vandeful ka deklaruar se misioni për të kaluar anijet tregtare përmes Detit të Kuq ka qenë e pamundur, dhe kjo është arsyeja pse ai është dyshues. Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghichi ka theksuar se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha vendet, përveç SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më strategjike të transportit të energjisë në botë. Rreth 20% e naftës globale kalon çdo ditë përmes saj, duke e bërë një pikë kyçe për furnizimin e tregjeve ndërkombëtare. Çdo bllokim ose kufizim i qarkullimit në këtë ngushticë sjell pasoja të menjëhershme: rritje të çmimeve të naftës dhe gazit, destabilizim të tregjeve energjetike, presion mbi ekonomitë e vendeve importuese dhe rritje të tensioneve gjeopolitike. Deri tani, kërcënimet për mbyllje kanë shkaktuar luhatje të ndjeshme në bursat ndërkombëtare dhe frikë për një krizë energjetike globale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT