Lëvizjet ushtarake serbe në kufi me Kosovën, ministri Nufi qetëson shqiptarët: Jeni të sigurt, na mbron aleanca më e fortë në botë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në rajon. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në një deklaratë për mediat, ai u pyetur nga gazetarët mbi stërvitjen ushtarake që forcat serbe po zhvillojnë pranë kufirit me Kosovën.

Duke iu referuar shqetësimeve të ngritura së fundmi nga Serbia pas marrëveshjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, si dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, Nufi theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në linjën e saj strategjike të sigurisë.

“Së pari, Republika e Serbisë i mitigon të gjitha rreziqet që pretendon si të sajat. Republika e Shqipërisë, nga ana e saj të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bëjmë pjesë. NATO është më e forta në botë dhe qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt se e gjithë doktrina dhe përgatitja jonë është në përputhje të plotë me të,” deklaroi ai, teksa më tej nënvizoi se çdo përceptim shqetësimi që mund të krijohet në publik, trajtohet në mënyrë të koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, siguria e Shqipërisë dhe e Kosovës mbetet e garantuar nga aleanca e NATO-s, duke shtuar se institucionet shqiptare janë në gatishmëri dhe në linjë të plotë mee partnerët strategjikë.

Gazetarja: Serbia vijon të jetë e shqetësuar për marrëveshjen që ka Shqipëria-Kosova dhe Kroacia. Pas deklaratave të Ramës që një sulm ndaj Kosovës është një sulm ndaj Shqipërisë, Serbia ka nisur përgatitjet ushtarake në kufi me Kosovën.

Ermal Nufi: Së pari Republika e Serbisë i mitigon të gjitha rreziqet që pretendon si të sajat, Republika e Shqipërisë nga ana e saj të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bëjmë pjesë. NATO është më e fortë në botë, qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt se e gjitha doktrina jonë, përgatitja jonë, është në përputhje të plotë me NATO dhe në këtë pikë siguria e qytetarëve shqiptarë dhe Republikës së Kosovës është e garantuar nga aleanca më e fortë në botë. Shqetësimet që mund të perceptohen përmes mediave, për Republikën e Shqipërisë përkthehen në një qasje që është në koordinim me aleancën dhe ne na bën të ndihemi të sigurt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT