“Kuvendi nuk del dot mbi drejtësinë!” Analisti Meçe THEKSON: Imuniteti i Belinda Ballukut nuk i pengon hetimet, SPAK-u nuk ka prova të reja

Analisti Arben Meçe ka theksuar se SPAK nuk ka arritur të gjejë prova të reja për Ballukun duke shtuar se imuniteti nuk e pengon që të vazhdojnë hetimet.

Në një intervistë për emisionin “3 D”, Meçe ceku dhe votimin e deputetëve të cilët rrëzuan kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Sipas Meçes të drejtën e votimit për imunitetin e Ballukut, Kuvendit ia njeh Kushtetuta, duke hedhur poshtë pretendimet se votat nuk quhen dhe ishin të padrejta.

Meçe thekson se Kuvendi me këtë lëvizje ka shfrytëzuar një të drejtë kushtetuese duke shtuar se nuk ka përplasje institucionale.

Fjala e plotë e Arben Meçes:Parlamenti është institucioni jo vetëm ligjvënës por ka edhe disa kompetenca që ia jep Kushtetuta. Nëse ai kapërcen Kushtetutën, me të drejtë themi që ke kapërcyer Kushtetutën. Nëse Kushtetuta i jep të drejtën që të mbajë qëndrim ndaj një kërkese të organeve të drejtësisë. Do ta bëjë, ai e gjykon, i drejtë apo e padrejtë, është reagimi politik.

Në këtë rast ai po shfrytëzon një të drejtë kushtetuese që nuk është përplasje. Është një e drejtë kushtetuese. Nuk jemi në përplasje por jemi në atë marrëdhënie që e institucionalizon Kushtetuta.SPAK-u bën kërkesën në Parlament, Parlamenti mban qëndrim. Kushtetuta i thotë miratoje ose mos e miraton. Në këtë moment që flasim ndaj Ballukut, zhvillohen hetime?

Zhvillohen hetime sepse vendimi i Parlamentit nuk kishte të bënte me hetime, por kishte të bënte me një masë që ishte masë shtrënguese që ishte masë e sigurisë me arrest që mund të ishte në burg që mund të ishte në shtëpi. Pra, kaloi nga një masë e parë që ishte pezullimi në një masë të dytë që ishte masa e sigurisë me arrest.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT