KUJDES me mesazhet që shpërndani në Instagram! Komunikimi në këtë rrjet social nuk do të jetë më privat, bisedat mund të lexohen nga një palë e tretë

Meta ka njoftuar së fundmi se Instagram së shpejti do të ndërpresë enkriptimin e mesazheve nga fillimi në fund duke filluar nga 8 maji, duke ndryshuar tërësisht peizazhin e privatësisë për përdoruesit e aplikacionit.
Si pasojë, kompania ka këshilluar përdoruesit e saj të ndjekin udhëzimet në ekran për të shkarkuar mediat dhe arkivat para afatit në maj. Ndërsa ka paralajmëruar se versioni më i vjetër i aplikacionit duhet të përditësohet për të siguruar funksionimin e tij.
Çfarë është enkriptimi nga fillimi deri në fund dhe si funksionon?
Enkriptimi nga fillimi në fund i njohur ndryshe si E2EE është një proces komunikimi që etiketohet si i sigurt për enkriptimin e të dhënave përpara se ato të mbërrijnë te marrësi i mesazhit.
Enkriptimi i mesazheve nga fillimi në fund do të siguronte që mesazhet e dërguara nga një përdorues do të merreshin vetëm nga përdoruesi i synuar, duke i bërë mesazhet të paarritshme për Metën apo nja palë tjetër të tretë.
Me pak fjalë bisedat kanë një çelës të veçantë që përdoret për të bllokuar mesazhin kur ai dërgohet. Përmes tij supozohej të parandalohej çdo përdorues i palës së tretë të rikuperojë përmbajtje, duke përfshirë mesazhe audio, video ose tekst.
Mirëpo gjatë enkriptimit, përmbajtja ngatërrohet, kodohet dhe çdo ndryshim në mesazhin e enkriptuar e bën atë të palexueshëm derisa arrin te marrësi i mesazhit.
Ai garanton që ndryshimet e paautorizuara në të dhënat e ndjeshme sinjalizohen menjëherë dhe bëhen të dukshme, duke e bërë këtë proces dhe më të besueshëm.
Ndikimi te përoduresit e Instagramit pas heqjes së enkriptimit:
Heqja e procesit të enkriptimit ndikon drejtpërdrejtë në privatësinë e mesazheve direkte (DM) të Instagram-it. Kjo pasi pa E2EE, pengesa që pengon Metën ose entitete të tjera të shohin, dëgjojnë ose shikojnë mesazhet rresizkon të zhduket totalisht.
Afati i fundit i majit 2026 nënkupton një tranzicion më të gjerë në mënyrën se si përdoruesit do t’i shohin mesazhet në aplikacion, ku “privatësia” e bisedave nuk do të jetë më si më parë.
Edhe pse Instagram ka vendosur ta heqë gradualisht procesin, aplikacione të tjera vazhdojnë të përdorin enkriptimin nga fillimi në fund si një veçori kryesore sigurie. përmende këtu Signal dhe Telegram të cilat vijojnë të ofrojnë një çelës të veçantë për të mbrojtur të dhënat e përdorursve të tyre.