Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për gjuhën e Arbana Osmanit, kërkon të merren masa nga “Ferma Vip” dhe “Vizion Plus”

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se është njohur me deklaratën që është bërë më “prime” e djeshëm të emisionit “Ferma Vip”, nga moderatorja Arbana Osmani dhe kërkon marrjen e masave nga televizioni dhe vetë produksioni i spektaklit.

Sipas KMD-së, deklarata e mopderatores për një banor se “ksihte marrë zjarr si pushka e jevgut” është përdorim i gjuhës së papërshtatshme dhe i steriotipeve që mund të krijojë shqetësime tek komunitetet.

Komisioneri shpreh keqardhjen për përdorimin e e saj, sepse në televizion ajo nuk parandalohet në kohë reale dhe kanë mundësi të përhapet në rrjetet sociale duke dëmtuar personat e përfshirë dhe më gjerë.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi çmon se platformat televizive kombëtare me rezonancë të lartë në shoqëri, kanë përgjegjësi publike për mesazhe gjithëpërfshirëse, që luftojnë diskriminimin, promovojnë Barazinë, si dhe respektojnë dinjitetin e çdokujt.

Në këtë kontekst, Institucioni i KMD fton produksionin e emisionit “Ferma Vip”, në operatorin me liçensë kombëtare “Vizion Plus” të krijojnë mekanizma parandaluese dhe trajtimin e gjuhës së papërshtatshme në transmetimet e tyre”, thotë deklarata.

Deklaratë për Media – Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është njohur me përmbajtjen e emisionit “Ferma Vip”, në operatorin kombëtar “Vizion Plus” datë 30.3.2026, në lidhje me përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, steriotipeve, që mund të krijojë shqetësime tek komunitetet.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme dhe steriotipeve racore, e cila nuk parandalohet në kohë reale dhe kanë mundësi të përhapet në rrjetet sociale duke dëmtuar personat e përfshirë dhe më gjerë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi çmon se platformat televizive kombëtare me rezonancë të lartë në shoqëri, kanë përgjegjësi publike për mesazhe gjithëpërfshirëse, që luftojnë diskriminimin, promovojnë Barazinë, si dhe respektojnë dinjitetin e çdokujt.

Në këtë kontekst, Institucioni i KMD fton produksionin e emisionit “Ferma Vip”, në operatorin me liçensë kombëtare “Vizion Plus” të krijojnë mekanizma parandaluese dhe trajtimin e gjuhës së papërshtatshme në transmetimet e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT