“Këto raste zgjidhen me Kanun!” Vëllai i Rogertit përpiqet të qetësojë “gjakrat” me familjen e Selinit: Më e mira do ishte të flisnim

Vëllai i Rogertit i është kundërpërgjigjur babait të Selinit i cili tha se ofendimet e banorit ndaj vajzës së tij zgjidhen vetëm me Kanun.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, vëllai i Rogertit është shprehur se më e mira do të ishte që ata të flasin privatisht dhe jo përmes ekraneve televizive, duke shtuar se familja e tyre nuk dëshiron konflikte.

“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt” tha vëllai i Rogertit.

Më tej ai shtoi se dhe në takimin që pati me Rogertit, ia ka përmendur banorit se ai duhet të bëjë një lojë më të bukur, duke lënë të nënkuptuar se duhet të tregohen më të kujdesshëm për gjuhën e përdorur.

Ndërsa theksoi se dhe Rogertit i kanë përmendur djalin, çka e cilësoi si gjest të turpshëm pasi sipas vëllait të banorit në lojë nuk duhet të përmendet familja.

Reagimi i vëllai të Rogertit: Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt. Mund ta marrë babain në telefon kur të dojë dhe të flasin, të bien dakord. Më mirë të qetësohen, aty brenda ndodhin edhe gjëra të bukura, qeshin me njëri-tjetrin, bëjnë edhe shaka.

Ne e ndjekim Rogertin, duhet më mirë të qetësohemi dhe t’i lëmë gjërat nga jashtë, se nuk ia vlejnë. Rogerti po luan lojën e vet si të tjerët. Unë kur hyra i thashë bëni lojë më të bukur. Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT