Kërcet GRUSHTI mes 7 personave në stacionin e autobusëve në Pejë! Dalin DETAJET e para: Raportohet për 2 të plagosur, sekuestrohet një thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në stacionin e autobusëve në qytetin e Pejës, ku 7 persona janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Ndërsa thuhet se kanë mbetur të plagosur 2 persona të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, e fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13:56, policia është njoftuar për një përleshje në stacionin e autobusëve, në Pejë. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit duke dalur në vendin e ngjarjes. Nga raporti fillestar, mund të konfirmoj se 7 persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Katër prej tyre janë shoqëruar në stacion policor, teksa dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Gashi.
Në një prononcim për IndeksOnline Gashi raportoi 3 persona janë zhdukur nga vendngjarja.
Gjatë hetimeve në terren është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që fatmirësisht mësohet se nuk është përdorur në konflikt fizik.