“Keni marrë peng opozitën”, Evi Kokalari sulmon ashpër Nokën: Flamuri ka intelektin e një gjinkalle

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar sërish deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pasi ky i fundit ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se mediat po sulmojnë opozitën.

Kokalari e cila ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD-së, shkruan se mediat nuk po e sulmojnë opozitën por thjesht po reflektojnë realitetin.

Sipas aktivistes, Noka dhe njerëzit e tjerë pranë Berishës, e kanë marrë “peng” opozitën.

Opozita jemi ne, që po luftojmë pengmarrësit komunistë të një partie që duhet të ishte thellësisht anti-komuniste — dhe që ju e keni shfrytëzuar për interesa personale”, thekson ajo në postimin e saj.

Postimi i Evi Kokalarit:

Flamur Nokën e pyetën mbrëmë pse mediat e majta po u japin platformë kandidatëve që garojnë kundër Berishës.

Noka u përgjigj se opozita është nën sulm nga të majtët dhe se po përdorin figura si unë për të luftuar opozitën.

Meqenëse tashmë e dimë që Flamur Noka ka intelektin e një gjinkalle, më lejoni t’ia shpjegoj publikisht:

Nëse këto media “të majta” po sulmojnë opozitën e Berishës, atëherë kjo nënkupton që Berisha është i djathtë — gjë që nuk është.

Nëse ky grup po sulmon “opozitën” e Berishës, atëherë kjo do të thotë që ju jeni opozita — por nuk jeni.

Ju jeni ata që e keni marrë peng opozitën.

Opozita jemi ne, që po luftojmë pengmarrësit komunistë të një partie që duhet të ishte thellësisht anti-komuniste — dhe që ju e keni shfrytëzuar për interesa personale.

Mediat nuk po luftojnë opozitën — ato thjesht po reflektojnë realitetin.

Pyetja që lind është e thjeshtë:

Si ka mundësi që vetëm Syri TV nuk ka raportuar as minimalisht për kandidaturën time?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT