Katari gati të trondisë tregjet globale: Çmimet e naftës mund të arrijnë 150 dollarë për fuçi, eksportet kanë ndalur! Në Shqipëri, pritet 350 lekë/litri

Lufta aktuale në Lindjen e Mesme mund t’i detyrojë të gjithë eksportuesit e energjisë nga Gjiri Persik të ndërpresin prodhimin brenda pak ditësh dhe t’i çojë çmimet e naftës në 150 dollarë për fuçi, tha për Financial Times ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi.

Nafta bruto Brent, çmimi referues global i naftës, aktualisht tregtohet me 89 dollarë për fuçi, nga 78 dollarë që ishte javën e kaluar.

Analistët e energjisë kanë paralajmëruar gjithashtu për ulje të mundshme të prodhimit të papërpunuar në të gjithë rajonin e Gjirit, ndërsa rezervuarët e magazinimit të naftës po mbushen, me eksportet pothuajse të ndaluara.

Al-Kaabi është shprehur se çmimet e naftës bruto mund të arrijnë nivelin 150 dollarë brenda dy deri në tre javësh nëse tankerët dhe anijet e tjera tregtare ende nuk do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme.

Në rastin e Shqipërisë, dyfishimi i çmimit për fuçi do të shkaktonte një rritje të menjëhershme dhe historike në çmimin e naftës për litër. Kur në tregjet botërore një fuçi shitej me rreth 75 dollarë, çmimi për litër varionte në 173-182 lekë për litër.

Ndaj, dyfishimi i çmimit të naftës bruto Brent, çmimi referues global i naftës, do të vendoste një rekord historik deri në 350 lek për litër në Shqipëri. Gjatë pandemisë, 6 vite më parë, vendi pa rritjen më të lartë të çmimit deri në 250 lekë për litër.

Lufta në Lindjen e Mesme, një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës, frika e çisternave për të kaluar në Ngushticën e Homrmuzit të kontrolluar nga Irani, ka bërë që rezervuarët e magazinimit të naftës në të gjithë rajonin e Gjirit të mbushen, me eksportet e naftës bruto pothuajse të ndaluara.

Pothuajse asnjë tanker nuk po rrezikon kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Dy nga transportuesit më të mëdhenj nuk pranojnë më ngarkesa me destinacion Gjirin Persik; Maersk ka pezulluar operacionet e tij në Lindjen e Mesme, duke ju bashkuar grupit gjerman të transportit detar Hapag-Lloyd.

“Arabia Saudite, e konsideruar prej kohësh si amortizatori i palëkundur (i naftës) i Gjirit, përballet me shkurtime të detyruara të prodhimit brenda një jave”, tha në një shënim të enjten Rystad Energy, një kompani kërkimore dhe analizash. Përveç Arabisë Saudite, rajoni i Gjirit përfshin Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nëse konflikti zgjatet, “çmimet treshifrore të naftës bëhen një mundësi shumë reale”, tha në shënim Aditya Saraswat, një analist i lartë në Rystad Energy.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT