“Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë!” Telefonata e nipit i ktheu botën “përmbys”, flet vëllai i viktimës Dashuri Rrapaj në Roskovec: Ta hanë qentë kriminelin, ka qenë i dhunshëm

Krimi i ndodhur ditën e djeshme në Roskovec, ku i moshuari qëlloi për vdekje gruan e tij e më pas kreu vetëvrasje ka tronditur opinionin publik. E sot, familja Rrapaj ka hapur dyert e mortit, teksa varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Jashtë ambienteve të shtëpisë ku po mbahet ceremonia mortore për Dashurinë, ka dhënë një prononcim për mediat vëllai i saj.

I cili është shprehur se kunati i tij, Shefit Rrapaj, ka qenë gjatë gjatë gjithë jetës së tij i dhunshëm dhe problematik. Ai ka treguar se ka qënë nipi i tij, djali i të ndjerëve, që i ka dhënë lajmin.

“Dje kam marrë vesh lajmin, më ka marrë në telefon nipi. Më bie telefoni, përtova ta hap fillimisht, por po më bluante diçka. Pa kaluar një minutë ngrihem e marr në telefon dhe telefonova nipin. Më tha “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”. 

Mora vëllanë tjetër në telefon të shkonim mos i shpëtonim, mos e gjenim gjallë. Policia nuk na la të hynim brenda, bëjnë punën e tyre shteti nuk kanë faj. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë për atë ka qenë mbulesë. Kishte hije të rëndë, jo si baba. Të përqafonte një herë fëmijët ose gruan, jo. Se jemi familjarë vetë. Fëmijët s’kanë dhimbje për babanë se u vrau nënën” është shprehur ai.

Ndërkohë më tej ka thënë se jo më larg se 10 ditë më parë, Shefiti kishe denoncuar në polici të shoqen dhe djalin, si edhe shtoi se 20 vite më parë kishte tentuar vetvrasjen.

E teksa u pyet nga gazetarët për varrimin ai u shpreh: “Ne kemi marrë motrën tonë do e varrosim atë ku kemi nënë  dhe babanë, mes lulesh. Ai të groposet në kanalin më të thellë, ta hanë qentë. Nuk më intereson fare. Nuk i ka ardhur asnjë njeri”

Vëllai i viktimës, Dashuri Rrapaj: “Dje kam marrë vesh lajmin, më ka marrë në telefon nipi. Më bie telefoni, përtova ta hap fillimisht, por po më bluante diçka. Pa kaluar një minutë ngrihem e marr në telefon dhe telefonova nipin. Më tha “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”. 

Mora vëllanë tjetër në telefon të shkonim mos i shpëtonim, mos e gjenim gjallë. Policia nuk na la të hynim brenda, bëjnë punën e tyre shteti nuk kanë faj. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë për atë ka qenë mbulesë. Kishte hije të rëndë, jo si baba. Të përqafonte një herë fëmijët ose gruan, jo. Se jemi familjarë vetë. Fëmijët s’kanë dhimbje për babanë se u vrau nënën.

Para 10 ditësh e denoncoi në polici, erdhi policia mori motrën dhe nipin sepse i kishte denoncuar ai, Shefiti,  krimineli. Kishin mbjellë disa patate dhe i thoshte përse i mbolle këtu dhe jo atje.  Janë konflikte koti. Ai ishte problematik ka qenë i dhunshëm. Por nuk menduam që do të arrinte deri këtu.

Para 20 vitesh ka tentuar vetëvrasjen. Në mars të 2006.  Ne kemi marrë motrën tonë do e varrosim atë ku kemi nënë  dhe babanë, mes lulesh. Ai të groposet në kanalin më të thellë, ta hanë qentë. Nuk më intereson fare. Nuk i ka ardhur asnjë njeri”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT