“Kam numrin tënd 0900”, Albana Vokshi i kundërpërgjigjet ashpër Ballës: Kontaktojeni për korrupsion dhe k*rvlliqe politike (FOTO)

Deputetja e PD-së Albana Vokshi sërish ka shprehur indinjatën e saj në lidhje me deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në seancën e fundit plenare.
“Për ty Albana kam numrin 0900”, i tha Balla në Kuvend, Vokshit. Por kjo deklaratë shkaktoi tensione në Kuvend, ku nuk munguan as ofendimet nga deputetët e PD-së kundrejt socialistit.
Por vetë Albana Vokshi është kundërpërgjigjur sot duke publikuar foto ku mbi mure shfaqen mbishkrime: “0 900 kontakto Taulant Ballën për korrupsion dhe k***lliqe politike!”.
Sipas saj, ky “mesazh” është shenjë revolte ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin.
Postimi i Vokshit:
Sot në muret e Tiranës, qytetarët i kanë kthyer përgjigjen vetë.
Mesazhi që po shfaqet nëpër qytet është revolta e njerëzve ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin.
Kur arroganca e pushtetit përballet me zemërimin e qytetarëve, propaganda nuk mjafton më.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe politikë që u shërben qytetarëve, jo për cinizëm dhe mbrojtje të korrupsionit.
Zëri i qytetarëve nuk fshihet dot, as nga bojërat në mure dhe as nga propaganda e pushtet